Estetikë

Mjekësia estetike u shfaq për herë të parë në vitet ‘90 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shpejt u përhap edhe në Evropë. Kjo disiplinë pati kulmin e saj me aplikimin e trajtimeve anti-rrudhë (kolagjeni, acidi hialuronik) dhe sidomos me toksinën botulike (Botox). Parimi i mjekësisë estetike është të ngadalësojë dhe të korrigjojë shenjat e plakjes si, rrudhat, lëshimin e lëkurës, apo edhe tkurrjen e fytyrës, me anë të gjesteve që nuk janë kirurgjikale.

Veneers

Fasetat dentare janë një zgjidhje e mundshme për t’ju ndihmuar të arrini pamjen që dëshironi. Fasetat dentare janë mbulesa të holla që ngjiten në dhëmbë për t’i dhënë dhëmbëve një pamje më klasike.  Ne ofrojmë një shumëllojshmëri opsionesh të rimesove dentare për të zgjedhur. 

Derma pen

– Permireson pamjen e rrudhave fine dhe linjave te holla te mimikes
– Trajton shenjat e thella post-alne
– Cikatricet e mbetura pas kirurgjise
– Strijat e lekures te krijuara nga humbja e elastines ne lekure
– Trajton pigmentimet dhe demtimet e lekures nga dielli
– Permireson pamjen e lekures fale stimulimit te prodhimit te kolagjenit nga shpimet
– Ndihmon me minimizimin e poreve

Avantazhet

-Teknike shume me e sigurt dhe efektive
– Keto shpime bejne qe cdo preparat i aplikuar lokalisht te perthithet lehte,duke dhene mundesine qe te trajtojme problemet e lekures ne menyre specifike dhe te shpejte
-Eshte procedure e padhimbshme
– Nuk kerkon perdorimin e anestetikeve lokal
– Procesi i rikiperimit pas trajtimit eshte i shpejte (1-2 dite skuqje e lekures)
– E pershtatshme per te gjitha llojet e lekurave
Kohezgjatja e nje seance Dermapen eshte 30 minuta. 

Mikrodermoaborazion

Mikrodermoabrazioni është një trajtim estetik i cili nëpërmjet vakuumit dhe abrazionit ndihmon në eliminimin e qelizave të vdekura të shtresës së jashtme të lëkurës duke ndihmuar në ushqyerjen, oksigjenimin dhe rigjenerimin e saj. Ky trajtim stimulon prodhimin e kolagjenit, i cili përmirëson elasticitetin e indeve dhe konsistencën e tyre, si dhe zbutjen dhe forcimin e lëkurës, duke i dhënë fytyrës një pamje më të freskët dhe rinore.

Nëpërmjet mikrodermoabrazionit lëkura gërryhet, pastrohet dhe njëkohësisht vakuumi që krijon pajisja realizon thithjen e qelizave të vdekura. Është një procedurë jo invasive, kryhet pa anestezi lokale dhe ka një periudhë rikuperimi të shpejtë.

PRP

PRP përdoret për regjionin facial, për ta pasur me proteina, aminoacide, minimizon rrudhat, jep vitalitet

PRP - flokë

PRP përdoret dhe për flokët, rritjen e flokëve dhe i jep fuqi folikujve të rinj

Plasma Pen

Përdoret për rrudhat, strijat, shenjat nga aknet, apo cikatricet në regionin facial, abdominal etj.

Mesoterapi & Koktejl vitaminash

Mezoterapia ose Intradermoterapia është një teknikë mjekësore injektuese, qëllimi i së cilës është të favorizojë eleminimin e lëngjet e tepërta, detoksifikojë trupin dhe përmirësuar tonin e lëkurës dhe elasticitetin. Veprimi i injeksioneve në mezoterapi, në fakt, është anti-inflamatore, vaskulare dhe lipolitike.

Kjo teknikë përfshin injektimin e një mix përbërësish, si vitamina, acid hialuronik, minerale, antioksidante dhe të tjera, brenda lëkurës, për një hidratim të thellë dhe intensiv të saj.

Peeling dhe maska të ndryshme

Peeling kimik është një proçedurë jo invasive, e cila në vetvete përfshin një sërë metodash të cilat përdoren për të trajtuar rrudhat dhe “imperfeksionet” e lëkurës.

Ky trajtim konsiston në aplikimin në lëkurë të një lënde kimike që synon eliminimin e qelizave të vdekura të lëkurës duke stimuluar kështu ripërtëritjen e qelizave të reja. Në këtë mënyrë, lëkura arrin të hidratohet lehtësisht, të duket më rinore dhe të ndihet e butë.

Peeling kimik mund të aplikohet në fytyrë, qafë ose duar.

Maska me UV light

  • Drita e kuqe (630 nm): Rrit aktivitetin e qelizave, përshpejton metabolizmin dhe nxit formimin e kolagjenit.
  • Drita jeshile (520nm): Neutralizimi, ekuilibri dhe stabiliteti, mund të zvogëlojë sekretimin e yndyrës së lëkurës.
  • Drita blu (470 nm): Anti-inflamator baktericid, frenon inflamacionin, riparon lëkurën.
  • Drita e verdhë (590 nm): Përmirëson shkëmbimin e oksigjenit në qelizë, rimbush me energji qelizat e lëkurës.
  • Drita vjollce: Drita me frekuencë të dyfishtë, riparon aknet.
  • Drita cian: Rrit energjinë e qelizave dhe nxit metabolizmin.
  • Drita e bardhë: Përmirëson linjat e holla dhe lëkurën e lirshme.

Kërkoni informacion pa pagesë?

Plotësoni formularin dhe ne do t’u përgjigjemi pyetjeve tuaja sa më shpejt të jetë e mundur.

    Open chat
    Keni nevojë për informacion?
    Na Kontaktoni
    Përshëndetje
    Si mund t'ju ndihmojmë ?
    Preventiv falas?

      X
      PREVENTIV FALAS