Për ti ofruar pacientëve tanë një shërbim ekselent përdorim aparatura të teknologjisë së fundit : radiografi panoramike dixhitale, lazer për zbardhim profesional të dhëmbëve, lazer kirurgjikal dhe paradontologjik, monitor të shënjave jetësore, sterilizues euopian CE, skaner intraoral digital për marrjen e masave, etj.Përdorim materiale të çertifikuara ISO 9001:2015 dhe bashkëpunojmë me distributorët më prestigjoz për të ofruar gjithmonë një shërbim të garantuar. Klinika jonë është akredituar nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga shumë agjensi internacionale për shërbimin dhe cilësinë.Personeli përditëson në mënyrë të vazhdueshme protokollet e trajtimit duke ndjekur të gjitha konferencat dhe kongreset shkencore kombëtare dhe europiane.
Mjekët janë pjestarë të shoqatave shkencore internacionale si : “European Association for Cranio Maxillo Facial Surgery” (EACMF) ; “Association of Dental Implantology”(ADI); “International Association of Orthodontics”(IAO); “American Academy of Cosmetic Dentistry”(AACD).
Galeri e disa punëve të klinikës sonë
Kërkoni informacion pa asnjë pagesë?
Plotësoni formularin dhe ne do t’u përgjigjemi pyetjeve tuaja sa më shpejt të jetë e mundur.