Turizmi dentar

Turizmi dentar në Shqipëri garanton zgjidhjen e çdo problemi dentar me një kursim efektiv deri në 70% dhe në pak orë udhëtim në fakt është e mundur të arrini në klinikën tonë dentare. Na besoni ne buzëqeshjen tuaj dhe ne do të kujdesemi për cdo gjë!

Fenomen Global

Turizmi dentar, i lindur në dekadat e fundit, është një degë e turizmit mjekësor. Njerëzit zgjedhin të udhëtojnë në vende të tjera për të marrë të njëjtat shërbime dentare por me një çmim më të ulët.

Të parët që e filluan ketë lëvizje ishin Amerikanët dhe Kanadezët të cilët shkuan për të marrë trajtime dentare në Meksikë, Kosta-Rika dhe Peru. Australianët udhëtuan drejt Tajlandës dhe Indisë. Në ditët e sotme italianët shkojnë me shumicë drejt Kroacisë duke e shfrytëzuar edhe për pushime verore.

Turizmi dentar në Shqipëri lindi mbi 10 vjet më parë me pacientët e parë që ishin pikërisht vet Shqiptarët që jetonin në vendet fqinje dhe vinin në Shqipëri për të kaluar pushimet verore.

Ishin këta pacient shqiptarë të cilët rekomanduan edhe miqtë e tyre të huaj që të kalonin pushimet në Shqipëri dhe njëkohësisht të kryenin trajtimet dentare duke kursyer deri në 60-70% të vlerës. Sot turizmi dentar është shumë i organizuar.

Klinika jonë ofron paketa dentare që përfshijnë asistencën për biletë, transportin nga aeroporti deri në hotel falas. Hoteli ndodhet shumë pranë klinikës, që e bën më të lehtë për pacientin. Në fund të trajtimit stafi ynë ju ofron dhe një guidë turistike në vendet më atraktive në Tiranë dhe në Shqipëri.

Akomodim falas për 2 persona

Jemi të lidhur me hotelet dhe apartamentet më të mira të qytetit, për t'ju ofruar një eksperiencë sa më te bukur!

Guidë lokale nëpër atraksionet shqiptare & transfertat aeroportuale falas

Në fund të trajtimit stafi ynë ju ofron dhe një guidë turistike në vendet më atraktive në Tiranë dhe në Shqipëri.

Përse të zgjedhim turizmin dentar ?

  1. Ekonomia dhe kursimi
  2. Profesionaliteti dhe garancia
  3. Tirana ka një numër të madh vendesh për të vizituar

Kërkoni informacion pa detyrim?

Plotësoni formularin dhe ne do t’u përgjigjemi pyetjeve tuaja sa më shpejt të jetë e mundur.

    Open chat
    Keni nevojë për informacion?
    Na Kontaktoni
    Përshëndetje
    Si mund t'ju ndihmojmë ?
    Preventiv falas?

      X
      PREVENTIV FALAS