AMA DENTAL AESTHETIC
Ne jemi një ekip jashtëzakonisht dinamik, i përkushtuar ndaj pacienteve tanë dhe me disponueshmëri të vazhdueshme.
15 vite eksperiencë në këtë sektor na kanë dhënë mundësinë të përmirësohemi vazhdimisht dhe të ofrojmë një shërbim të cilësisë më të lartë.
Ekipi ynë mjekësor stomatologjik i përbërë nga dentistë dhe kirurgë maksilofacialë është specializuar në degë të ndryshme të stomatologjisë në universitetet më prestigjioze në Evropë. Ne jemi një klinikë moderne dentare, e pajisur me teknologjitë dhe pajisjet më të fundit për t’u garantuar pacientëve tanë trajtimet më të mira, me një qasje të personalizuar për të zgjidhur problemet e tyre dentare, qoftë edhe më komplekset. Ne përdorim produkte dentare me cilësi të lartë të prodhuara në Itali dhe Gjermani për implantet dentare, kurora, fasetat estetike me garanci, certifikim CE dhe pasaportë implantuese (dokument që ju lejon të gjurmoni origjinën e tyre dhe të verifikoni cilësinë e tyre).